Aktualitet

Greqi/ Tsipras humb edhe raundin e dytë të zgjedhjeve vendore





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:07 - 03/06/19 |
mapo.al

Partia SYRIZA e kryeministrit grek Aleksis Tsipras ka pësuar një tjetër disfatë. Raundi i dytë i zgjedhjeve komunale dhe rajonale është fituar nga Partia opozitare Demokracia e Re. “Prothothema” shkruan se kandidatët e mbështetur nga partia opozitare “Demokracia e Re” kanë fituar gjashtë nga shtatë rajonet në të dielën e dytë të zgjedhjeve lokale, sipas rezultateve zyrtare fillestare të publikuara nga Ministria e Brendshme.


Si rezultat pas këtij raundi, në total 11 nga 13 rajonet e vendit do të fitohen nga kandidatët e Partisë Demokracia e Re. Partia opozitare fitoi edhe komunën e Athinës, pasi Kostas Bakojani u zgjodh kryetar i kryeqytetit grek me mbi 65%, duke mposhtur kundërshtarin e tij të partisë SYRIZA, Nassos Iliopoulos, i cili mori mbi 34% të votave, me 96.7% të votave të numëruara.



“Në politikë ju duhet të dini dhe të humbisni”, ishte mesazhi i Kryeministrit Tsipras pas njoftimeve për rezultatin e zgjedhjeve. Tsipras shtoi se “në politikë, si në jetë, është e rëndësishme të dimë se si të fitojmë, por të dimë dhe të humbasim”. “Gjëja e rëndësishme është ngritja dhe lufta përsëri”. Kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis nga ana tjetër deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve paralajmëruan një ndryshim të madh politik për vendin.


Një javë më parë, SYRIZA pësoi disfatë edhe në zgjedhjet për ulëset në Parlamentin Europian. Partia e majtë e Aleksis Tsipras mori vetëm 23,8 përqind të votave, duke u renditur më shumë se nëntë pikë pas konservatorëve të Nea Dimokratia (ND), që fituan papritur qartazi me 33,2 përqind.

Tsipras pritet t’i drejtohet presidentit grek për të shpërndarë Parlamentin dhe dekretuar datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Më herët ai pat paralajmëruar datën 7 korrik si të mundshme për zgjedhjet për Kuvendin e ri grek.


Etiketa: , , , ,

Pas