Aktualitet, Kryesore

Tsipras i trembet “Shqipërisë së Madhe”, nuk na duhet një rrezik tjetër si Turqia

Në një kohë kur vëmendja më e madhe në Greqi është drejtuar nga miratimi në Parlament i marrëveshjes së Prespës me Maqedoninë për emrin e ri të kësaj të fundit, Kryeministri grek Aleksis Tsipras  në një dalje televizive  ka deklaruar se Greqisë nuk i leverdis shpërbërja e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë me frikën se në horizont mund të krijohet mundësia e Shqipërisë së Madhe.


“Greqia nuk ka asnjë interes nga një destabilizim në kufijtë e saj veriorë. Nuk ka asnjë interes të ketë një front të hapur në një vend që do të mund të ishte një hapësirë jetike për ekonominë tonë dhe bizneset tona. Nuk ka asnjë interes nga shpërbërja e  ish Republikës Jugaslllave të Maqedonisë dhe mundësia e një “Shqipërie të Madhe” në kufijtë tanë. Dhe sigurisht, nuk ka asnjë interes të shpenzojë kapitale diplomatike në një periudhë kur kemi Turqinë një fqinj  nevrik i cili përbën kërcënim për Greqinë, ndërsa ish Republika  Jugosllave e Maqedonisë nuk përbën kërcënim.” -shprehet Tsipras

Në lidhje me votimin në parlamentin grek të marrëveshjes së Prespës kreu I qeverisë grekë shprehet optimist për votat e nevojshme edhe në rast se ka kundërshtimin e partisë së koalicionit qeverisës Grekët e Pavarur.

Nuk jam Jesusi dhe nuk di cfare do te ndodhe ne parlament per 151 votat e nevojshme. Nuk besoj se zoti Kamenos do ta rrëzojë qeverinë dhe nuk besoj se do ti vështirësojë planet e qeverisë. Besoj se numrat tregojne se I kemi votat e nevojshme. Nëse grekët e pavarur nuk e mbështesin marrëveshjen e prespës, është treguar e gatshme ta mbështesë partia “potami”.-shprehet Tsipras

 Kryeministri shtoi se pas miratimit në parlamentin maqedonas Marrëveshja e Prespës do të kalojë për votim në parlamentin vendas brenda muajit janar.

PasPara

1 koment

  1. Kjo IRJM apo Maqedonia ISHTE DHE ESHTE SHQIPTARE perveq bullgareve te cilet jan me pakë se gjysma.Ke te bën me Shqipëri natyrale e cila nperkohesishtega Vilajeti i Kosovës pranë atij te Selanikut u shëndŕua ne maqedoni .Mësoje me mire historine zotëri Cipras ,mos na shit antishqiptarizem me fakte te rrejshme ?!E deklason vetveten duke mos i thën te verteten.Vonë e morret ju Selanikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas