fbpx

Aktualitet

Tsipras në Shkup: Po kapërcejmë barrierat, humbëm 30 vite





               Publikuar në : 14:37 - 02/04/19 |
mapo.al

“Vizita ime këtu është vizita e parë e një Kryeministri grek në Maqedoni, kemi humbur shumë kohë afërsisht 30 vjet për t’i kaluar këto barriera”. Kështu u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Aleksis Tsipras nga Shkupi, u ndodhet në një vizitë zyrtare. “Para pak kohe më parë kjo ishte e paarritshme por edhe e padiskutueshme, mirëpo sot kjo është duke ndodhur ku nënshkruam disa memorandume bashkëpunimi”, tha ai.


Tsipras premtoi se Greqia do mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe BE. “Në nivel të politikës së jashtme kemi krijuar mirëkuptim dhe kemi arritur plan për koordinim në të gjitha fazat dhe bashkëpunim rreth politikave evropiane, gjithashtu sot kishim mundësinë të flasim rreth qëndrimeve për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë për në NATO në mes të Greqisë , Bullgarisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për ti përmirësuar marrëdhëniet tone me të gjitha shtetet fqinje”, ka thënë kryeministri grek Aleksis Tsipras.



Tsipras foli më tej për sfidat ekonomike mes dy vendeve si dhe bashkëpunimin në sektorin energjetik. “Në kornizë të procesit të Berlinit, që është iniciativa evropiane për vendet e Ballkanit perëndimor kemi biseduar edhe për ndërmarrjet dhe energjetikën ku të ftuarit tonë të posaçëm ishin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.Ne kemi disa biznese greke që tani për tani janë aktive në Maqedoninë e Veriut dhe kanë qenë edhe më herët, por gjithashtu kemi marrë me vete rreth 100 ndërmarrës që do të mund t’i këmbejnë idetë e tyre për bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve”.


“Në kornizë të bashkëpunimit ekonomik, do të diskutohet edhe rreth shkëmbimit të mallrave dhe si të avancojmë biznesin dhe rritjen e investimeve, qeveria jonë ka parashikuar dhe posedon rreth 100 milionë euro buxhet që do të investohen në Ballkanin perëndimor e sidomos në Maqedoninë e Veriut“, shtoi ai.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras mes tjerash theksoi se po shqyrtohet dhe është diskutuar rreth hapjes së një pike të re kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë e cila është paraparë që të hapet në vendin e quajtur Promahoi, për të lehtësuar qarkullimin e lirë mes dy shteteve po i njëjti do të ndihmojë edhe në pjesën e turizmit.


Etiketa: , , , ,

Pas