fbpx

Aktualitet

Tsipras përsëri kusht Shqipërisë për anëtarësimin në BE





               Publikuar në : 10:51 - 20/05/19 |
mapo.al

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka dhënë një intervistë për “Financial Times”, ku shpjegon pse ai kërkon një mandat tjetër për të vazhduar progresin që ka bërë në krye të vendit të tij për ta nxjerrë nga kriza.


Tipras është referuar gjatë në këmbënguljen e kabinetit të tij për zgjidhjen e çështjes së Maqedonisë Veriore, duke rrëfyer se ishte i vendosur të ulte të dy palët në tryezë dhe të arrinte një marrëveshje. Kryeministri grek e konsideron një marrëveshje të balancuar e një arritje tepër të suksesshme, përderisa marrëdhëniet e normalizuara me fqinjët veriorë zgjerojnë hapësirën e investimeve dhe ekonominë e rajonit. Hapi tjetër i logjikshëm do të jetë zgjidhja e çështjeve të hapura me Shqipërinë, në pritje nga dialogu premtues i nëntorit të vitit 2017.



“Financial Times” përcakton çështjet e pazgjidhura në atë të kufijve detarë, abrogimin e ligjit të luftës nga viti 1945 dhe minoritetin grek në Shqipëri. Aleksis Cipras ka deklaruar se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se Tirana duhet të mbrojë plotësisht të drejtat e minoritarëve grekë, në rast të kundërt rruga drejt BE do të mbyllet. Nëse Shqipëria përmbush detyrimet për të drejtat e njeriut, thotë Tsipras “Greqia dhe unë personalisht do të mbështesim një vendim të mundshëm në qershor për çeljen e negociatave për dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut së bashku. Por ne nuk do të rrezikojmë çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, nëse ky vend nuk ka arritur progresin e duhur. Kjo do të ishte e padrejtë!”.


Tsipras ka theksuar se Greqia nuk dëshiron të fitojë reputacionin e lektorit, duke treguar fuqinë apo duke përcaktuar kushte të ngurta për vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE. Ndërkohë që ka theksuar se “popujt e Ballkanit kanë nevojë për një nxitje të realizimit të reformave”.


Etiketa: ,

Pas