Kronika

68 mijë paund në çantën e shpinës, policia e Rinasit i sekuestron paratë tunizianit (FOTO)







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:22 - 26/09/20 |
mapo.al

Policia Kufitare e Rinasit njofton se ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.


Sekuestrohen 67850 paund, ndërsa është proceduar penalisht nje 63-vjeçar nga Tunizia.


Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, shtetasin J. D., 63 vjeç, lindur në Tunizi dhe banues në Angli.



Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, shërbimet e Policisë Kufitare, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67 850 paund.


Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga ana e seksionit të ZMP-së, shtetasi J. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas