Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Turisti shqiptar – qytetar i botës apo qytetar i Shqipërisë?

by mapo.al
16/01/2014
in Arkiva 2
0

Nisur nga historia e hershme, Ballkani ka qenë gjithnjë rajoni ku kryqëzoheshin perandoritë, luftonin për territore, 1241723153-turizmiduke formuar kështu kaleidoskopin e një kulture unike në Europë. Ndikimi i kulturave të ndryshme sikurse ajo romake, veneciane, turke, austro-hungareze, sllave dallohen në shumë fusha si: arkitektura, gatimi, muzika, traditat, gjuha e rajonit.

Patjetër, që të gjithë këta faktorë bëjnë që ky rajon të shndërrohet në një vend tërheqës për t’u vizituar. Kufizimet rrugore, konfliktet politike bënë që ky rajon para 20 vitesh të ishte i izoluar nga pjesa tjetër e botës, por turizmi filloi të zhvillohej me hapa të shpejtë më pas. Sipas statistikave të World Tourism and Travel Council, gjatë vitit 2012, industria e turizmit zë 27.7% në GDP e Kroacisë, 22% në GDP e Shqipërisë dhe 17.3% në GDP e Malit të Zi.



Me këtë hov të shpejtë të zhvillimit të turizmit, në Shqipëri vihen re dy rritje, ajo e turistëve të huaj në Shqipëri dhe ajo e turistëve shqiptarë jashtë vendit.

Me liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirshme të qytetarëve, një faktor pengues për shumë vite, vihet re një rritje në lëvizjet turistike të shqiptarëve jashtë vendit.

Izolimi i vendit për 50 vite, ka bërë që etja për të parë vende të reja, kryesisht në Perëndim, të jetë e madhe. Kjo shpjegohet dhe me faktin se Perëndimi ka qenë ajo “molla e ndaluar” për popullin shqiptar. Ndërkohë që vihet re një përbuzje e lehtë nga ana jonë kur bëhet fjalë për një vend të Lindjes, duke bërë direkt analogjinë me një vend komunist.

Megjithë rritjen e udhëtimeve turistike në vendin tonë, do ende kohë që të kultivohet kultura e mirëfilltë turistike në popull. Do të ndalesha në disa veçori:

– Ajo çka më bën përshtypje në udhëtimet turistike të shqiptarëve jashtë vendit është dëshira e madhe për të gjetur “diçka që nuk shkon” në atë vend që vizitojnë, çka besoj se lidhet me nevojën e brendshme për të “ngushëlluar” vendin e tyre dhe për të thënë që “nuk jemi dhe aq keq”.

-Në përgjithësi udhëtohet në mënyrë individuale, ose në grupe të vogla, kjo dhe për shkak të diferencave të mëdha financiare që ekzistojnë në klasat e ndryshme në shoqërinë tonë. Kryesisht ata që udhëtojnë janë të rinjtë, një moshe 25-35 vjeç dhe një përqindje e vogël që përbën elitën e vendit. Grupmosha 25-35 janë me aventurierë dhe preferojnë të arranxhojnë vetë udhëtimin e tyre, duke rezervuar vetë biletat dhe hotelin pa marrë një paketë të plotë nga agjencia turistike. Mosha mbi 35 janë kryesisht individë që shkojnë për të parë të afërmit e tyre dhe janë të ashtuquajtur “turistë pasivë”, pra preferojnë të mos shpenzojnë dhe të qëndrojnë në ambiente familjare.

– Nëse në vendet perëndimore është bërë tashmë kulturë që pushimet të rezervohen disa muaj më parë, në Shqipëri është ende e modës të jenë në ditët e fundit, duke harruar kështu avantazhet e mëdha që ka rezervimi i hershëm i pushimeve: çmime më të lira, disponibilitet të hotelit në datat e dëshiruara, mundësi për një planifikim më të mirë financiar e të tjera.

– Interesante është gjithashtu mënyra e përzgjedhjes së destinacionit ku shkohet. Në përgjithësi rezervohet një destinacion, i cili është bërë “modë”, dhe këtu mbizotërojnë destinacione tradicionale, shumë pak preferojnë destinacione ekzotike. Ecet me moton: “Nëse ai/ajo ka shkuar atje, pse të mos shkoj unë?”. Trendi është drejt vendeve që kanë atraksione antropogjene si muzeume, statuja të ndryshme, qytete të lashta….një pjesë më e vogël preferon t’u përkushtohet dhe bukurive natyrore në destinacionin ku shkon. Kuptohet, këtu përjashtojmë destinacionet bregdetare që preferohen gjatë verës.

Të vizitosh një vend është një pasuri më shumë, është dije më shumë, qytetari më shumë. Pak rëndësi ka nëse është një vend perëndimor, një ish-vend i regjimit komunist, më shumë ose më pak i zhvilluar se vendi ynë, sepse nëse një vend si Shqipëria vizitohet nga grupe të mëdha turistësh gjermanë e anglezë, përse ne nuk duhet të ndjekim hapat e tyre dhe të bëhemi pjesë e turizmit global.

Tags: turizmi

JU SUGJEROJME

Përse qeveria s’mundet ta ndalojë emigrimin e mjekëve dhe infermierëve?
Arkiva 2

Përse qeveria s’mundet ta ndalojë emigrimin e mjekëve dhe infermierëve?

06/03/2023
Bëmat e “mbretit” që ekzekutoi 61 persona dhe ishte shkaktar i mbi 300 të vrarëve
Arkiva

Bëmat e “mbretit” që ekzekutoi 61 persona dhe ishte shkaktar i mbi 300 të vrarëve

02/03/2023
1 apo 14 marsi Dita e Verës, tradita pagane që kapërcen shekuj për të “dëfryer” me festat e besimeve monoteiste
Arkiva

1 apo 14 marsi Dita e Verës, tradita pagane që kapërcen shekuj për të “dëfryer” me festat e besimeve monoteiste

01/03/2023
Aksidentohet një tjetër autobus urban, panik tek qytetarët
Arkiva 2

Aksidentohet një tjetër autobus urban, panik tek qytetarët

27/02/2023
Next Post

Rama vizitë në Beograd, Berisha: Nuk mund të diskutojë për Kosovën

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In