Aktualitet

Turni 27 orësh mes jetës dhe vdekjes së një doktori indian














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:06 - 07/05/21 |
mapo.al

Rohan Aggarwal është 26 vjeç. Ai ka edhe një vit për të përfunduar shkollimin e tij si mjek. E megjithatë, në një nga spitalet më të mira në Indi, Aggarwal është mjeku që duhet të vendosë se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë kur pacientët vijnë tek ai duke gulçuar nga fryma, ndërsa anëtarët e familjes së tyre kërkojnë mëshirë.






Ndërsa sistemi i kujdesit shëndetësor të Indisë pësoi kolaps gjatë një vale të dytë brutale të koronavirusit të ri, Aggarwal i merr ato vendime gjatë një dite pune 27-orëshe që përfshin një ndërrim të zymtë turni brenda natës në krye të dhomës së urgjencës në spitalin në New Delhi.


Të gjithë në “Spitalin e Familjes së Shenjtë”, pacientët, të afërmit dhe stafi, e dinë se nuk ka shtretër të mjaftueshëm,  të pamjafueshëm janë edhe oksigjeni apo ventilatorët të për të mbajtur gjallë të gjithë ata që mbërrijnë në portat e para të spitalit.





Aggarwal duke vërejtur skanimin me rreze x të një pacienti.
“Kush të shpëtohet, kush të mos shpëtohet duhet të vendoset nga Zoti”, thotë Aggarwal.

“Ne nuk jemi krijuar për këtë, ne jemi thjesht njerëz. Por në këtë në kohë që po përjetojmë, ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë”.



India ka raportuar një rekord global me më shumë se 300,000 raste të përditshme për dy javët e fundit, shifra që ekspertët thonë se janë pothuajse me siguri konservatore . Në kryeqytet, më pak se 20 nga më shumë se 5,000 shtretër ciovidi janë falas në çdo kohë.


Pacientët nxitojnë nga spitali në spital, duke vdekur në rrugë ose në shtëpi, ndërsa kamionët e oksigjenit lëvizin nën roje të armatosur në ambientet me rezerva të ulëta rreziku. Krematoriumet punojnë tërë kohën, duke lëshuar tymra ndërsa trupat e viktimave mbërrijnë çdo disa minuta.

Gjatë turnit të tij të maratonës, të cilën Reuters e dokumentoi për të siguruar një nga rrëfimet më gjithëpërfshirëse të spitaleve të mbingarkuara gjatë rritjes shqetësuese të rasteve të Indisë, Aggarwal thotë se ai ka frikë se çfarë do të ndodhë nëse ai infektohet, gjithashtu, duke ditur që spitali i tij nuk ka gjasa ta gjejë  për atë një shtrat.

Aggarwal është i pavaksinuar: Ai ishte i sëmurë në janar kur po bëheshin dozat për profesionistët mjekësorë, dhe më pas në shkurt, ai filloi të përmirësohej.

“Ne të gjithë ishim nën keqkuptimin se virusi ishte zhdukur”, thotë mjeku.

Aggarwal duke shkruar shënime.

Rutina e mëngjesit
Kur Aggarwal fillon turnin e tij rreth orës 9 të mëngjesit, katër pacientë shtrihen në një nga zonat ku personeli supozohet të ndërrojë pajisjet e tyre mbrojtëse.

Në dhomën e urgjencës, kushtet janë edhe më të vështira. Pacientët dhe të afërmit grumbullojnë çdo hapësirë në dispozicion, shumë prej tyre nuk mbajnë mbrojtje përveç një maske të thjeshtë pëlhure. Mjekët dhe infermierët kanë pushuar së veshuri edhe pajisje të plota mbrojtëse, është thjesht shumë e vështirë të punosh.

Karrocat janë mjaft afër saqë pacientët prekin njëri-tjetrin. Një njeri madje shtrihet në një zonë magazinimi të rrethuar me kosha mbeturinash mjekësore, një i afërm që zvarritet në një cilindër të ri oksigjeni teksa mbaron.

Në rrethana normale, “Familja e Shenjtë” është një nga spitalet më të mira në vend, që tërheq pacientë nga e gjithë bota, dhe akoma është, duke marrë parasysh kushtet në spitalet qeveritare, ku pacientët shtrihen dy në një shtrat, ose vdesin jashtë në karroca nën diellin përvëlues.

Punonjësit e spitalit mbajnë trupin e një personi i cili vdiq nga ndërlikimet në lidhje me COVID-19 nga reparti i ICU.

Por qendra spitalore është ende në një pozitë të dëshpëruar.

Spitali, i cili normalisht ka kapacitet për 275 të rritur, aktualisht po kujdeset për 385. Një tabelë e vendosur jashtë tregon se numri i shtretërve COVID të përgjithshëm dhe të kujdesit intensiv mbetet i njëjtë me atë për javë të tëra: zero.

Të shkosh drejt Urgjencës, me kockat e thyera, kollitje apo ftohje është zakonisht një detyrë relativisht e thjeshtë, që i lihet një mjeku më të ri ndërsa konsulentët dhe specialistët e vjetër punojnë në ICU, ku rastet serioze përshkallëzohen me shpejtësi. Ky sistem është prishur prej kohësh, dhe mjeku i shërbimit në Urgjencë tani është një nga më kritikët në spital.

Para se të fillojë turnin e tij në Urgjencë, Aggarwal së pari bën xhiron e reparteve të përgjithshme COVID. Së bashku me një koleg të vjetër, ai është përgjegjës për 65 pacientë. Kjo i jep atij një maksimum prej tre deri në katër minuta për të parë secilin para çdo emergjence, që ndodh shpesh.

Ai vazhdon për disa minuta me xhiron e tij kur merr një telefonatë urgjente, një nga pacientët e që ka nën monitirim ndihet keq. Ai vrapon me shpejtësi poshtë shkallëve dhe përgjatë një korridori pak të ndriçuar për në Dhomën 323, ku një i moshuar mezi është i vetëdijshëm.

“Ai nuk është mirë”, shpjegon Aggarwal djalit të burrit.

Djali ulet me kokën në duar. Pacienti është një nga ata me fat: Ai është shtruar tashmë në një pavijon COVID, ndryshe nga ata që luten të futen, dhe kështu ka qasje në kujdesin intensiv.

“Ata nuk kanë shtretër, por do të duhet të menaxhohet”, thotë Aggarwal.

Një roje sigurie, Mahendar Baisoyar rri i pozicionuar jashtë derës së dhomës së urgjencës për t’u siguruar që të afërmit nuk përpiqen të sigurojnë një shtrat “me forcë”, thotë ai.

Muajin e kaluar, të afërmit në një spital tjetër në kryeqytet sulmuan personelin me thika pasi një pacient vdiq. Gjykata e lartë e shtetit të qytetit ka paralajmëruar se më shumë probleme të rendit dhe ligjit në spitale janë të mundshme nëse vazhdojnë mungesat.

Familjarët e një gruaje që vuan nga COVID-19 mbajnë një bombolë oksigjeni ndërsa ajo merr trajtim në dhomën e urgjencës.

Si shumë të tjerë në Delhi, spitali “Familja e Shenjtë” shfaqet në Twitter me lutje për politikanët shtetërorë dhe federalë në ndihmë për sigurimin e oksigjenit.

Stafi i spitali mjekësor i shikon të gjithë, dhe jep ndihmën e parë sa më mirë që të mundet, por thjesht nuk ka hapësirë ​​për të tërë.

I vendosur në pjesën e pasme të një makine, 62-vjeçari Vijay Gupta është një pacient i kthyer, familja dhe miqtë e tij po debatojnë se çfarë të bëjnë më tej.

“Ne kemi qenë duke bredhur që prej orës 6 të mëngjesit duke kërkuar një shtrat”, thotë shoku i Gupta, Rajkumar Khandelwal.

Ka një moment pavendosmërie ndërsa ai dhe djali i Guptës, Kushal, debatojnë se çfarë të bëjnë më tej.

“Ku do të shkojmë?” Khandelwal e pyet djalin pa ndihmë, para se të largohen për të provuar një spital tjetër.

Të tjerët në Urgjencë janë aq të sëmurë sa kanë nevojë urgjente për një ventilator dhe Aggarwal u lutet familjeve të kërkojnë diku tjetër. Por ata kanë kërkuar gjithandej.

Në kohën që turnet e mëngjesit përfundojnë pas rreth tre orësh, sytë e Aggarwal tashmë digjen nga lodhja.

Aggarwal para turnit 27 orësh.

Pak Shpjegim

Aggarwal, i cili u rrit në Delhi, donte të bëhej një mjek që kur ishte 6 vjeç, një punë që mbart prestigj të madh në Indi.

Ai kaloi sezonin e parë të provimeve kur ishte 19 vjeç dhe filloi trajnimin në një kolegj mjekësor të bashkangjitur në një spital qeveritar në lindje të kryeqytetit.

Por kjo nuk ishte ajo që ai priste kur u zhvendos në spitalin “Familjen e Shenjtë” të themeluar nga misionarët, ku përshkrimet e Krishtit janë kudo: duke u ngjitur mbi shkallët kryesore, duke vëzhguar pacientët në ICU, në idhuj me suva të lirë të mbështjellë me plastikë.

Një poster i vendosur në një dritare në një dhomë urgjence ku po trajtohen pacientët me COVID-19.

“Unë jam vaksinuar nga gjaku i çmuar i Jezuit”, thotë një poster. “Asnjë virus nuk mund të më prekë.”

Sumit Ray, mbikëqyrësi mjekësor i spitalit dhe kreu i ICU, thotë se stafi i spitalit po bën gjithçka që mundet. “Mjekët dhe infermierët janë demoralizuar,” thotë ai. “Ata e dinë se mund të bëjnë më mirë, por thjesht nuk kanë kohë”.

Pavarësisht se ku ndodhet Aggarwal, ai dëgjon tingullin e vëzhguesve të rrahjeve të zemrës ndërsa përpiqet të flejë. Ai dëgjon zhurmat e tyre të buta dhe shpërthimet e stakatos ndërsa dremit gjumë në spital. Por ai gjithashtu i dëgjon ato në shtëpi në shtratin e tij, duke e bërë të pamundur të harrosh vdekjet nën kujdesin e tij jo nga mungesa e përpjekjeve, por mungesa e burimeve.

Aggarwal normalisht merr drekë në spital, por në këtë ditë, tingulli – “zhurma e ICU”, siç e quan ai – është shumë për ta duruar.

Ai gjen pushim në një dyqan të afërt 24-orësh, me kondicionerin e tij të fuqishëm, drithërat e importuar dhe Selena Gomez duke luajtur butë në stereon në dyqan.

Aggarwal duke folur me një pacient brenda dhomës së urgjencës.

“Është me të vërtetë një atmosferë dëshpëruese”, thotë ai për spitalin ndërsa ha nga një kuti kartoni biryani. “Unë thjesht dua të bëj një pushim prej rreth një ore jashtë spitalit në mënyrë që të kujtoj vetveten. Sepse duhet të jem atje edhe 24 orë ”.

Si shumë të rinj indianë, ai ende jeton me prindërit e tij dhe shqetësohet vazhdimisht për sigurinë e tyre.

Aggarwal e kishte izoluar veten në apartamentin e tij në katin e parë, por nëna e tij ka ide të tjera.

“Shkoja dhe i shihja çdo 10 ditë ose dy javë. Por nëna ime dëshiron të kem me vete ushqim; ajo nuk mund të jetë larg meje “, thotë ai.

Aggarwal duke folur me të afërmin e një pacienti COVID-19 në lidhje me mungesën e shtretërve.

Aggarwal flet me të afërmin e një pacienti COVID-19 në lidhje me mungesën e shtretërve.

Turni i Urgjencës
Pak para orës 3 të pasdites, Aggarwal kthehet për turnin e tij në dhomën e urgjencës. Ai ulet pas një tavoline ndërsa të afërmit grumbullohen rreth tij, duke kërkuar lutje.

Ai e bën procesin e vendimmarrjes të duket i thjeshtë.

“Nëse një pacient ka ethe, dhe unë e di që është i sëmurë, por nuk po kërkon oksigjen, nuk mund ta pranoj”, thotë ai.

Këto janë kriteret. Njerëzit po vdesin në rrugë pa oksigjen. Kështu që njerëzit që nuk kërkojnë oksigjen, edhe nëse janë të sëmurë, ne nuk i pranojmë zakonisht”.

Kjo është një zgjedhje.

Një zgjedhje tjetër është që unë kam një mashkull të vjetër dhe kam një djalë të ri. Të dy kërkojnë oksigjen me rrjedhje të lartë; Unë kam vetëm një shtrat në ICU. Dhe unë nuk mund të jem emocionues në atë kohë, që ai është baba për dikë. Të rinjtë duhet të shpëtohen“.

Ai fillon të vizitojë Urgjencën, në mënyrën e tij të shpejtë. Ai mezi shikon pacientët që janë ulur dhe të vetëdijshëm.

“A do të shërohet?” pyet një i afërm ndërsa Aggarwal shikon rrezen X të pacientit.

Unë do të përpiqem më të mirën time, por nuk mund të premtoj asgjë“, përgjigjet ai, duke iu drejtuar tashmë pacientit tjetër.

Pratibha Rohilla e ulur në një shtrat brenda dhomës së urgjencës.

Nje paciente, Pratibha Rohilla, është duke u ankuar dhe shtrënguar maskën e saj të oksigjenit.

Djali i saj, Aditya, duket me zemërim ndërsa një pacient tjetër zhvendoset në një pavijon. Ai përpiqet të debatojë me një infermiere.

“E kuptoj, por asnjë shtrat i vetëm nuk është atje,” përgjigjet ajo.

“Nuk ka shtretër“, thotë djali për spitalet në kryeqytet, një refren që thuajse të gjithë në dhomën e urgjencës e thonë disa minuta pasi takuan dikë. “Ne kemi provuar 15, 20 spitale”.

Ai fillon të citojë emrat e tyre, por e humbet fillin.

Të afërmit e Karuna Vadhera qëndrojnë pranë trupit të saj ndërsa ajo zhvendoset nga dhoma e urgjencës për t’u dërguar në një krematorium.

Një grua, Karuna Vadhera 74-vjeçare, është në gjendje kritike.

Aggarwal shkund shpatullat e gruas dhe vendos gishtin e madh të butë në gropën e syve të saj për të provuar rezistencën.

Nuk ka asnjë; koka e saj lëkundet përpara, nivelet e oksigjenit në mënyrë të rrezikshme të ulëta.

“Ajo mund të vdesë në çdo kohë“, i thotë ai nipit të saj Pulkit, duke iu lutur ta transferojë atë në një spital me një shtrat të ICU falas.

“Ne kemi pesë anëtarë të familjes në pjesë të ndryshme të Delhit që secili po lufton”, përgjigjet Pulkit, telefoni i tij mezi i linte veshin. “Asnjeri nuk ka gjetur një shtrat.”

Aggarwal nxiton nga një thirrje urgjence për te pavijoni për pacientët me COVID-19.

Turni i Natës
Aggarwal kalon natën duke luftuar emergjenca të vazhdueshme nëpër pavione. Tre nga pacientët e tij vdesin, duke përfshirë një grua të re.

Ndërsa ndihmonte në ICU, Aggarwal sheh një koleg të vjetër. Të dy baballarët e tyre kanë qenë të sëmurë dhe së fundmi janë shëruar. Ata ndajnë një shaka private dhe Aggarwal e kupton se është hera e parë që ai qesh pas disa javësh.

Vetëm në orën 5 të mëngjesit ai arrin të flejë në dhomën e pushimit në Urgjencë.

Në kohën kur ai shfaqet, me sy të zhurmshëm, disa orë më vonë, Vadhera, gruaja e moshuar që nuk mori një shtrat në ICU, ka vdekur. Nipi i saj Pulkit qëndron afër ndërsa trupi i saj, i mbështjellë me një qefin të bardhë, është ngarkuar në një ambulancë për te krematuriumi.

Rohilla, gruaja, djali i së cilës kishte provuar 15 deri në 20 spitale para “Familjes së Shenjtë”, do të zërë vendin e saj në atë cep pak më pak të ngushtë të dhomës së urgjencës, megjithëse duhet të jetë edhe në ICU.

Më në fund, pas 27 orësh, turni i tij ka mbaruar dhe një lodhje e ka kapur atë që e bën atë të dëshirojë të flejë për pjesën tjetër të ditës, dhe tjetrën gjithashtu.

Por ai ka një punë të fundit: Babai i një shoku është i sëmurë dhe ai i ka kërkuar ndihmë Aggarwal-it, një nga shumë thirrjet e tilla që merr çdo ditë. Nëntë herë nga 10, nuk ka asgjë që mund të bëjë, pa marrë parasysh sa i dashur ose këmbëngulës është thirrësi, por ai gjithësesi përpiqet.

Dhe kështu ai e vendos maskën dhe kthehet përsëri brenda./Reuters/

Përshati: Olgert Kapri për Mapo.al

29


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas