Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Turp

by mapo.al
17/05/2020
in Kryesore, Op Ed
0

Pas mpirjes masive dhe shokut që krijoi sot dhuna çnjerëzore, nëpërkëmbëse, fyese, dhe depersonalizuese e një skalioni mujsharësh të veshur me uniformë, të urdhëruar nga krerët e rilindjes për të qënë sa më pak tolerantë me njerëzit, i fundit që pritej të nxirrte kryet, në mes të kësaj neverie që ka pushtuar qytetin, ishte Erjon Veliaj.

Nuk ka dyshim se ai sot ka kreditet më të ulëta të karrierës, gjithaq të dyshimtë, pa meritë e të kacavjerrtë nëpër shërbime aspak fisnike ndaj shefit të madh.

Mendja megjithatë ta rrokte, se sot, të paktën sot, me grimcat e dinjitetit që mund ti kenë mbetur, me ndonjë gjurmë skrupulli që ende e kishte në lëkurë, të mos shfaqej. Madje, me të drejtë, dikush mund të parashikonte që ai të mos dukej disa ditë.

Se shumë stres, dramë, padrejtësi, dhe lot shkaktoi jo vetëm si zbatues i zellshëm i trillit 20 vjeçar të bosit të tij, por veçanërisht me gjuhën e përdorur, me klithmat armiqësore e histerike që hodhi ndaj burrave dhe grave më me personalitet ndoshta në këtë qytet, atyre që mbrojtën për 2 vite Teatrin, me zemër e me shpirt dhe me bukë me vete.

Po këtu nga anët tona, ndodh më e paimagjinueshmja.

Menjëherë pasi u davarit pluhuri i këtij akti prej pehlivanësh sundimtarë, teksa komuniteti ishte në një paralizë dhe spo e besonte dot çka kish ndodhur, nxjerr portretin në ekrane, pikërisht ai, Erjon Veliaj. Me një mesazh të regjistruar, i veshur e krehur, dhe me një stil marshues triumfator, sikur kish korrur një fitore për popullin e u kish sjellë lirinë shqiptarëve.

Dhe akoma më paturpësisht, luajti rolin siç ai di të bëjë, në pjesën e dytë të mesazhit, teksa u kujdes të ngjante si i përulur, me thirrjet për bashkim, dhe gjithnjë, duke gjetur rrugën e tij të daljes siç e mendon, fajësimin e opozitës. Një dreq e di, se si kujton se do të shpëtojë nga ky i madh mëkat, duke kërkuar prore armiq. Si pretendon se do ta shpëtojë opozita në këtë paudhësi, duke e damkosur sado rëndë atë.

Hipokrizia ka disa simbole në këtë botë. Mjeshtrat e mëdhenj të letërsisë e kanë gdhendur në libra. Po sak, edhe Balzaku do të ndihej keq, para kësaj shfaqje të kryebashiakut të Tiranës.

Përçarësi më i madh, ndotësi më i madh me helm i opinionit, arroganti më i pakursyer ndaj aktorëve, ai që shpall hasëm këdo që nuk mendon si ai, që i quajti banorë kolibeje mbrojtësit e Teatrit, që shkaktoi alergji me deklaratat e tij, pikërisht ky tip sillej një orë pas rënies të godinës e pas dhunës së pashembullt ndaj protestuesve, si pastor i munduar, me shpatulla të lodhura nga puna e mundi i madh për të përfaqësuar të gjithë, dhe bënte thirrje për ti shkuar pas.

Po si mundet vallë? Ja pra që ndodh. Në një debat në redaksi që çfarë emri mund ti vihej kësaj, pati më në fund një konsensus. Turp.

 

 

Tags: teatriturpveliaj

JU SUGJEROJME

Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar
Aktualitet

Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar

16/05/2022
Pompeo në Tiranë/ Ngjela: Politika amerikane po tallet me Saliun, sidomos Yuri Kim
Aktualitet

Pompeo në Tiranë/ Ngjela: Politika amerikane po tallet me Saliun, sidomos Yuri Kim

16/05/2022
Rama: Pagat mund të bëhen publike një herë në vit
Aktualitet

Rama: Pagat mund të bëhen publike një herë në vit

16/05/2022
Kamioni rrëzohet në By Pass-in e Vlorës, dyshohet se shoferi ka humbur jetën
Aktualitet

Kamioni rrëzohet në By Pass-in e Vlorës, dyshohet se shoferi ka humbur jetën

16/05/2022
Next Post
Hiqen autorizimet për lëvizjet në këmbë dhe me automjet në të gjithë vendin

Hiqen autorizimet për lëvizjet në këmbë dhe me automjet në të gjithë vendin

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese
  • Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar
  • Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër
  • Aktori i njohur Jason Momoa kërkoi falje, po vëllezërit Veshaj pse nuk e bëjnë?
  • Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In