Leicester ka marrë një fitore të pabesueshme 5-2 në shtëpinë e Manchester City-t.
Tre nga pesë golat e Dhelprave kanë ardhur nga pika e bardhë dhe Leicester është bërë skuadra e parë në historinë e Premier League që kanë shënuar tre penallti në një ndeshje të vetme.
Për herë të parë pas 686 ndeshjes si trajner, Pep Guardiola ka parë skuadrën e tij të pësojë 5 gola.
Gjithashtu, kjo ka qenë hera e parë në 438 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet në Etihad Stadium që Manchester City ka pësuar pesë gola.