Aktualitet

Turqi/ Gazetarët lëkunden live në studio gjatë tërmetit (VIDEO)





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 20:50 - 24/01/20 |
mapo.al

Tërmeti i fuqishëm, që goditi Turqinë para pak minutash, ka krijuar panik në shumë qytete duke bërë që banorët të lenë banesat e tyre. Sipas EMSC tërmeti ishte me epiqendër në Elazig, ndërsa lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik tek qytetarët.


Në rrjetet sociale janë shpërndarë video të shumta që tregojnë momentet e tërmetit, si dhe dëmet e shumta që janë shkaktuar prej tij. Video e shpërndarë në rrjet tregon momentin kur gjatë transmetimit live në televizion, të ftuarit e presin tërmetin dhe shtangen.



***


Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, raporton se deri më tani 4 persona kanë humbur jetën dhe dy kanë mbetur të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6.8 të shkallës rihter që goditi Turqinë. Në një dalje për mediat pas tërmetit të fuqishëm që goditi qytetin e Elazigm, është shprehur se 4-5 ndërtesa janë rrënuar nga lëkundja.

Sipas mediave turke, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.8. Epiqendra ka qenë në rrethin Sivrice të Elazig në orën 20:55 me orën lokale dhe është ndjerë në shumë qytete të tjera. Autoritetet thanë se ekipet kanë filluar punën në terren dhe po ndjekin zhvillimet.

LEXO EDHE: 

Tërmeti në Turqi/ Ministri i Brendshëm jep të dhënat e para: 4 të vdekur dhe dy të plagosur

Me VIDEO/ Momenti kur tërmeti 6.8 ballë godet Turqinë

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas