Turqi/ Sot zgjedhjet për Bashkinë e Stambollit

Presidenti turk, Erdogan dërgoi një kalibër të lartë për të fituar votimet për postin e kreut të bashkisë së Stambollit: Binali Yildirimin nga partia konservatore-islame, AKP. Yildirim konsiderohet mjaft besimtar, vjen nga provinca e Anadollit lindor, Erzincan, e krahas karrierës politike ai ka ngritur edhe një biznes për transportin me anije, të cilin e drejtojnë tani fëmijët e tij. Yildirim është politikan i vjetër e bashkë me ministrin e Financave, Berat Albayrak njëherësh edhe dhëndri i Erdoganit, janë bashkëudhëtarët më të rëndësishëm të presidentit, Erdogan.

Që nga vitet 90-të, këta dy burra të AKP i lidh një miqësi e fortë. Erdogan dhe Yildirim janë njohur në kohët, kur Erdogan drejtonte bashkinë e Stambollit. Atëherë Yildirim, një inxhinier anijesh drejtonte shërbimin e anijeve të qytetit, IDO. Kur Erdogan në vitin 2002 fitoi zgjedhjet parlamentare me AKP, e më vonë u zgjodh kryeministër, Yildirim u bë pjesë e rrethit të ngushtë të pushtetit.



Presidenti Erdogan e emëroi Yildirim si kryeministër. Lidhjen e tij me presidentin turk e tregoi qartë referendumi për kushtetutën në vitin 2017. Yildirim u angazhua fort në fushatë për futjen e sistemit presidencial, megjithëse sistemi i ri qeverisës që ai mbronte do të thoshte edhe fshirje të vetë postit të tij. Erdogan donte ta mbante me të gjitha mënyrat metropolin e Bosforit, sepse ai e di sa i rëndësishëm është metropoli 15 milionësh për mbijetesën e tij politike. Prandaj ai dërgoi aty “më të mirin”. Madje u shpërndanë edhe pllakate me Yildirimin që falënderonte votuesit.

Imamoglusë i dështon festa e fitores
Por pala e AKP-së u gëzua shumë herët. Një njeri i nënvlerësuar nga Erdogani, socialdemokrati Ekrem Imamoglu ishte i panjohur për turqit përtej Stambollit para zgjedhjeve lokale. Në fund ai fitoi me pak vota para Yildirimit dhe mund të fillonte nga detyra. Por një ankesë e presidentit tek Komisioni Zgjedhor solli anulimin e zgjedhjeve në fund të marsit dhe nevojën për një votim të ri.

Imamoglu ka qenë për 5 vite kryetar i minibashkisë, Beylikdüzu në lindje të Stambollit. Babai i tre fëmijëve vjen nga një qytet konservator, Trabzon në Detin e Zi. Ai është rritur në një familje afaristësh ndërtimi. Kandidati rival i Yildirimit njihet si liberal dhe progresiv, ai thekson në fushatë, se i qëndron besnik “traditës kemaliste”. Vlerat e demokracisë, përparimit, laicizmit dhe barazisë, që lidhen me themeluesin e shtetit modern turk, Kemal Atatürk janë të rëndësishme për të. Ajo që e ndihmoi Imamoglunë në fushatë ishte edhe talenti për t’u treguar i afërt me popullin. Në një kohë që përfaqësuesit e partisë, CHP shpesh duke elitarë dhe të ngurtë, Imamoglu e flet gjuhën e njerëzve të thjeshtë.

Kandidati i CHP-së u flet grupimeve të ndryshme
Megjithë orientimin e tij progresiv, Imamoglu perceptohet edhe si besimtar konservator. Gjatë fushatës në mars që qëlloi me muajin e Ramazanit ai fitoi pikë me agjërimin tek shtresa e besimtarëve. Imamoglu festonte ritualin e prishjes së agjërimit me familjet e Stambollit, e citonte sure të Kuranit.

Për shumë vetë Imamoglu është edhe një simbol i pajtimit. Në duelin televiziv me kandidatin Yildirim, ai theksoi, se do t’i japë fund polarizimit, dhe do të punojë për afrimin mes turqve. Këto fjalë tingëllojnë mirë si balsam për shpirtin e shumë turqve. Atyre u pëlqen një kandidat që reflekton dhe një njeri miqësor. Megjithë përsëritjen e zgjedhjeve papritur dhe humbjen e hidhur, ai kërkon sërish fitoren. Shanset nuk janë të këqija. Sondazhet e nxjerrin atë para rivalit Yildirim, avantazhi kap 6%. Tek Imamoglu varen shumë shpresa. Madje shumë vetë shohin tek ai fillimet e Erdoganit. Edhe ai në fillim simbolizonte ndryshimin, pas një lufte zgjedhore u ngjit në postin e kryetarit të bashkisë dhe nga ky pozicion përgatiti marrjen e postit në Ankara./DW


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252