Aktualitet

Turqi/ Sulm terroristësh me eksploziv, 4 të vdekur, 13 të plagosur






               Publikuar në : 20:59 - 12/09/19 |
mapo.al

Turqia është tronditur mbrëmjen e sotme nga një sulm i tmerrshëm terrorist. Mediat raportojnë se një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka ndodhur në zonën Kulp të Dijarbakirit, duke vrarë 4 civilë dhe plagosur 13 të tjerë. Mediet turke raportojnë se një eksploziv i punuar me dorë, vendosur nga anëtarët e organizatës terroriste PKK, ka shpërthyer gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i madh i ambulancave dhe forca të policisë.



Etiketa: , , , , , ,

Pas