Aktualitet

Turqi/ Tërmeti bllokoi komunikimin, gjobë 3 milion euro kompanive celulare








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:53 - 21/02/20 |
mapo.al

Njësia për Teknologjinë dhe Ndërlidhjen në Turqi i ka vendosur gjoba të majme tre operatorëve të telefonisë celulare me argumentin se kishin penguar komunikimin e qytetarëve në një situatë tërmeti siç ishte ai i 25 shtatorit 2019 në Stamboll.


Pas hetimeve, njësia në fjalë, e ngjashme me Autoritetin e Konkurrencës në Shqipëri, konstatoi se qytetarët u lanë për një kohë të gjatë pa shërbim telefonie dhe interneti duke mos mundur që të komunikojnë me njeri-tjetrin.


Tre kompanitë, Turkcell, Vodafone dhe Turk Telekom morën respektivisht 2 milion lira (307 mijë euro); 2.4 milion lira (370 mijë euro) dhe 15 milion lira (2.3 milion euro). Në total, tre kompanitë u gjobitën me 19.4 milion lira (rreth 3 milion euro).


Stambolli u shkund nga një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Richter duke shkaktuar më tepër së dëme, panik tek qytetarët, të cilët morën celularët për të komunikuar me të afërmit e tyre.


Por, sipas Njësisë për Teknologjinë dhe Ndërlidhjen në Turqi, kompanitë celulare nuk kishin infrastrukturën e tillë për të mundësuar komunikimin duke bërë që qytetarët të përballeshin me shkëputje të linjave.

E njëjta situatë ndodhi edhe në Shqipëri, por Autoriteti i Koinkurrencës këtu nuk e pa të arsyeshme të ndërmerrte ndonjë hetim ndaj kompanive celulare.

Kur ra tërmeti i 26 nëntorit, pati probleme të mëdha me komunikimin kryesisht në zonat e prekura.

Askush nuk mundi të komunikonte gjatë orëve të para të tërmetit duke shkaktuar alarm dhe frikë për të afërmit tek banorët.

Pavarësisht kësaj, Autoriteti i Konkurrencës, të paktën deri më tani nuk ka nisur ndonjë hetim për të verifikuar nëse kompanitë i kanë apo jo kapacitetet e duhura për të mundësuar komunikimin pa shkëputje të abonentëve të tyre. abcnews


Etiketa: , ,

Pas