Në 24 janar 2020, në qytetin Elazig të Turqisë, një tërmet me magnitudë 6.6 ballë, shkaktoi rreth 41 viktima, 1600 të plagosur dhe rreth 17 800 banesa u rrënuan.
Në shtator të këtij viti pushteti i atjeshëm ndau rreth 8 mijë tapi për shtëpitë e reja, që u ndërtuan krejtësisht nga shteti. Në vetëm 9 muaj u arrit të rindërtohej një qytet nga fillimi, dhe jo ndërtesa dosido por residenca të tëra.
Në Shqipëri, një vit pas tërmetit, janë ndërtuar vetëm 48 shtëpi nga më shumë se 11400 të dëmtuara tërësisht që duhet të ringrihen prej themeleve.
Ja si është situata në Elazig dhjetë muaj pas tërmetit të 24 janarit, pra dy muaj pas tërmetit në Shqipëri.
Kjo ishte për pjesën e Turqisë, një rindërtim dhe transformim tërësor 10 muaj pas lëkundjeve shkatërrimtare. Doni të dini se çfarë ka ndodhur në Shqipëri 1 vit pas tërmetit 6.4 ballë?
Shikoni këto pamje që sjell Gazeta MAPO – Klikoni këtu Situata është e trishtë, inertet dhe germadhat ndodhen ende aty, në vend të shtëpive privat apo apartamenteve të premtuara nga qeveria dhe Edi Rama.
Nga një vëzhgim i Gazetës MAPO rezulton se në kantieret e propaganduara nga kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuyk është ngritur asnjë objekt, por as nuk punohet. Që do të thotë se edhe këtë dimër, qytetarët e prekur nga fatkeqësia e tërmetit, do ta kalojnë në qiell të hapur.
LEXO EDHE:
VËZHGIM I GAZETËS MAPO PËR RINDËRTIMIN NË TERREN
Rindërtimi/ Mashtrimi me Shijakun, ja çfarë ndodh realisht me ngritjen e 567 banesave
Etiketa: rindertim, tërmeti, Termeti i 26 nentorit, Tërmeti në Turqi, Turqi, Video