Aktualitet

Turqia do ndërtojë 500 shtëpi/ Shpejt përfundon projekti, më pas nis puna në terren





               Publikuar në : 20:30 - 06/12/19 |
mapo.al

Qeveria dhe grupi i ekspertëve të mbërritur nga Turqia kanë nisur punën në terren për ndërtimin e 500 banesave për familjet e prekura nga tërmeti


Zëvendës presidenti i entit turk të banesave tha se shumë shpejtë do të përfundojë projektimi i ndërtesave dhe do të nis puna në terren.



“MUND T’JU THEM QË JEMI NË PËRFUNDIM TË DIZENJIMIT TË GODINAVE QË DO TË NDËRTOHEN NË ZONËN E LAÇIT. PO BEHËN TË GJITHA PËRGATITJET NË LIDHJE ME FILLIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT NË KËTO ZONA GJITHMONË DUKE RESPEKTUAR ARKITEKTURËN VENDASE”.

Ndërsa ambasadori turk në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk tha se lagjet e ndërtuara do të kenë të gjitha shërbimet publike që u nevojiten banorëve.


“NË KUADËR TË KËTIJ PROJEKTI ËSHTË DHE NDËRTIMI I NJË PARKU PËR FËMIJET QË DO TË JETOJNË ATY. DO TË KETË NJË QENDËR TREGTARE, DO TË KETË PARKINGJE, PRA GJITHÇKA QË I NEVOJITET NJË KOMUNITETI”.

Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit presidenti turk Erdogan premtoi ndërtimin e 500 banesave si ndihmë për Shqipërinë.

T.CH


Etiketa: , , ,

Pas