Aktualitet

Turqia kufizon të drejtat në rrjetet sociale





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:23 - 29/07/20 |
mapo.al

Parlamenti turk miratoi një ligj të diskutueshëm që i lejon qeverisë të ketë më shumë kontroll mbi mediat sociale.


Gjigandët si Facebook, Twitter dhe YouTube tani e tutje do të duhet të kenë një kontakt lokal i cili do të mbikëqyrë përmbajtjen dhe do të vendosë nëse do t’i heqë apo lejojë publikimet sipas rregullave në fuqi në Turqi.


Ligji u propozua nga partia e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, AKP dhe u mbështet nga aleatët e tij që përbëjnë shumicën.


Ligji i ri i miratuar nga parlamenti turk synon posaçërisht rrjetet sociale që kanë mbi 1 milion vizitorë unikë në ditë. Por grupet e të drejtave të njeriut frikësohen se kjo masë do t’i japë një goditje tjetër lirisë së shprehjes pasi me mijëra njerëz janë akuzuar tashmë për “fyerjen e Presidentit Erdogan në rrjetet sociale”.


Ata gjithashtu kanë frikë se kontrolli më i madh i qeverisë në rrjetet si Facebook dhe Twitter mund të ndalojë publikimin e informacioneve të pavarura ose kritike ndaj qeverisë në një vend ku mediat kryesore janë në duart e shtetit ose sipërmarrësve të afërt me qeverinë. Kritika të forta kanë bërë edhe Amnesty International dhe Human Rights Watch që e quajti “një Mesjete të re të censurës në internet ”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas