Aktualitet

Turqia pranon dërgesa të reja të sistemit rus S-400








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:28 - 15/09/19 |
mapo.al

Turqia ka njoftuar se ka pranuar dërgesat e të gjitha komponentëve të baterisë së dytë, për sistemin e mbrojtjes ajrore S-400, që Ankaraja ka blerë nga Moska.


Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka postuar në ‘Twitter’ fotografi të dërgesave nga Rusia.


Turqia ka blerë katër bateri të sistemit S-400 nga Rusia, pavarësisht kundërshtimeve të Shteteve të Bashkuara. Pasi Turqia pranoi dërgesën e parë të sistemit raketor rus në muajin qershor, Uashingtoni hoqi Ankaranë nga programi për avionët e avancuar luftarakë të tipit F-35.


Uashingtoni thotë se sistemi S-400 minon avionët e saj F-35 dhe nuk është në përputhje me sistemet e mbrojtjes raketore që përdorin shtetet e NATO-s.


Rusia pret që të dërgojë të gjitha pjesët e sistemit S-400 në Turqi në muajin prill të vitit 2020. /Rel/



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas