Aktualitet

Twitter-i fshin rreth 6 mijë llogari saudite





               Publikuar në : 13:10 - 28/12/19 |
mapo.al

Rrjeti social Twitter ka identifikuar dhe hequr rreth 6 mijë llogari që thotë se ishin pjesë e një përpjekje të koordinuar nga agjenci dhe individë që përfaqësojnë qeverinë saudite në funksion të zgjerimit të interesave të tyre gjeopolitike.


Në një postim të premten, përfaqësues të Twitter-in shkruanin se llogaritë e hequra përmbanin mesazhe tejet në favor të autoriteteve saudite dhe synonin kryesisht një “pëlqimin falë një qasje agresiv, rishpërndarjen e mesazhit si dhe përgjigje”.



Shumica e postimeve publikohej në gjuhën arabe. Sipas Twitter-it postimet i jepnin gjithashtu një shtytje diskutimeve në lidhje me sanksionet ndaj Iranit si dhe daljeve të zyrtarëve të qeverisë saudite në mediat perëndimore.


Zhvillimet më të fundit me fushata në mediat sociale të mbështetura nga shteti, vijnë ndërsa kompanitë e teknologjisë kanë rritur përpjekjet për të adresuar çështjen e informacionit të rremë në platformat e tyre, përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane që mbahen vitin e ardhshëm.

Përpjekjet pasojnë gjetjet se rusët kanë mbështetur financiarisht me mijëra reklama të rreme politike gjatë zgjedhjeve të 2016 me qëllimin për të mbjellë mosmarrëveshje mes amerikanëve.

Njoftimi i Twitter-it nënvizon faktin se shqetësimet për informacione të rreme nuk janë të kufizuara në SHBA e Rusi.

“Qeveritë kanë filluar fushata ndikimi në të njëjtën mënyrë sikurse kompanitë tregtare nisin fushatat për të shitur pluhur larës apo makina”, thotë James Ludes, një ekspert për mbrojtjen kombëtare.

Ai thotë se përpjekjet ruse në vitin 2016 treguan se ishte tejet e mundur që “të ndryshohen qëndrimet e publikut përmes përdorimit të qëllimtë të medias sociale”.

Ndërsa përpjekjet për të çrrënjosur këto lloj fushatash mund të duket si një lojë për të fshehur përhapjen reale të problemit, zoti Ludes thotë se kompanitë po dëshmojnë përparim në ndërmarrjen e hapave për të identifikuar dhe çrrënjosur fushatat e manipulimit të drejtuara nga fuqitë e huaja./voa


Etiketa: ,

Pas