fbpx

Teknologji

Twitter kërkon falje, keqpërdori të dhënat e përdoruesve





               Publikuar në : 21:19 - 11/10/19 |
mapo.alm

Rrjeti social Twitter u ka kërkuar falje përdoruesve duke theksuar se informacionet e adresave të e-mailit dhe numrave të tyre të telefonit janë shfrytëzuar rastësisht në shërbimet reklamuese.


***



Twitter tha se adresat e e-mailit dhe numrat e telefonit, të cilat përdoruesit i regjistrojnë në sistem, për shkak të sigurisë në llogaritë e tyre, rastësisht janë përdorur në shërbimet e kompanisë për reklamim “Tailored Audiences” dhe “Partner Audiences”.


“Ky ishte një gabim. Kërkojmë falje për këtë”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu theksohet se nuk dihet numri i përdoruesve, të dhënat e të cilëve u shpërndanë gabimisht, por që çdo gjë të jetë transparente në këtë rast janë informuar të gjithë përdoruesit.

Theksohet se të dhënat personale në asnjë mënyrë nuk shpërndahen me partnerët dhe me personat e tretë. Ky problem u zbulua më 17 shtator dhe se të dhënat e numrave të telefonit dhe e-mailet e përdoruesve në këtë periudhë nuk janë përdorur në shërbimet e reklamimit.


Etiketa: , , ,

Pas