Data 24 mars shënon sot 22-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s në Serbi.
Bombardimet filluan pas aksioneve të shumta të forcave serbe, djegieve dhe dëbimeve masive në vitin 1998 dhe pas dështimit të Konferencës së Rambujesë për një marrëveshje paqësore me Beogradin.
Pasi dështuan edhe përpjekjet e fundit të ndërmjetësueit të atëherëshëm amerikan Richard Holbrooke, bombardimet filluan më 24 mars 1999 në orën 20:00.
Sulmet ndaj forcave serbe u ndërprenë më 10 qershor 1999, pasi një ditë më parë u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, me të cilën presidenti i atëhershëm i Republikës Socialiste të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, pranoi t’i tërheqë trupat nga Kosova.
<
►
>
Novi Sad, 08jun99 - Nakon ponovljenog NATO napada na novosadsku rafineriju nafte nad gradom se neprestano vije gust dim. Snimio: Darko Dozet
1
Etiketa: kosova, nato, Serbia