Aktualitet

Tymoste kanabis, futbollisti skualifikohet dy vjet





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 23:42 - 09/02/20 |
mapo.al

Mesfushori Conner Duthie është skualifikuar për 2 vjet për përdorimin e kanabis. Futbollisti skocez është gjetur pozitiv në një kontroll antidoping e duhet të qendrojë jashtë gjatë.


23-vjeçari që luan për Stenhousemuir, klub i divizionit të dytë në Skoci, është skualifikuar për dy vjet, sepse dështoi në testin e bërë në 16 mars 2019. Lajmin e ka bërë të ditur Edinburg Evening News që shpjegon se në kampionin e urinës së lojtarit janë gjetur gjurmë kanabis.



Përdorimi i një substance të tillë nuk është e ndaluar jashtë kompeticioneve, por lojtari gjendej në mes të sezonit e, kështu, nuk mund ta përdorte.


Sipas Pat Myhill, përfaqësues i Agjensisë antidoping, kanabisi është i ndaluar gjatë kampionatit sepse mund të ketë efekte, më shumë psiqike, përveç se fiziologjike.


Etiketa: , ,

Pas