Aktualitet

Tyson: Konsumoj 40.000$ marijuanë në muaj, ja sa fitoj nga ferma ime







               Publikuar në : 20:23 - 14/08/19 |
mapo.al

Dikur ka qenë kampion në ring, ndërsa tani është kampion në një “sport” tjetër.

Tyson ka zbuluar se konsumon në 1 muaj rreth 40 mijë dollarë marijuanë. Nuk është habi, pasi një nga shkaqet që e rrënoi boksierin e famshëm në të kaluarën, ishte droga.

“Po, unë konsumoj rreth 40 mijë dollarë marijuanë në muaj. Marijuana për mua është formë relaksi, por edhe medicinale”, tha Tyson.

52-vjeçari është i njohur si konsumator i madh i marijuanës. Ai nisi biznesin e shitjes së kanabisit pasi droga u legalizua në Kaliforni.

Ish-kampioni bleu një fermë kanabisi 40 hektarë pranë Luginës së Vdekjes.

Nga ky biznes, Tyson zbuloi se fiton rreth 500,000 dollarë në muaj.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas