Aktualitet

U aksidentua me makinën e blinduar, arrestohet vëllai i deputetes








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:23 - 09/12/19 |
mapo.al

Vëllai i deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Amra Barova, është arrestuar në Kosovë.


Mediat kosovare bëjnë me dije se Eldin Dergjini është arrestuar më 22 nëntor në një fshat të Graçaniçës, pas një sherri me një tjetër person.


Pas vendosjes në pranga, është zbuluar se Dergjini përdorte mjet identifikimi fals me emrin Ferdi Berisha. Momentalisht, vëllai i deputetes së LSI-së po mbahet në paraburgim.


Risjellim në vëmendje se Dergjini, i cili udhëtonte me një makinë luksoze të blinduar me targa ruse, u aksidentua më 12 shtator të këtij viti tek sheshi “Shqiponja”.


Aksidenti u dyshua si një atentat ndaj Dergjinit, pasi rezulton si një person me precedentë penal, i arrestuar më herët në Shqipëri për kundërshtim të policisë dhe trafik droge në Itali.



Etiketa: , , ,

Pas