Është liruar Gruaja indoneziane, Siti Aisyah, e cila është akuzuar për vrasjen Kim Jong-nam, gjysmëvëllait të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.
Lirimi erdhi pasi akuzat ndaj saj janë hedhur poshtë. Aisyah ishte akuzuar për vrasje të Kimit, në aeroportin e Kuala Lampurit, me mendimin se i kishte hedhur në fytyrë, agjent nervor.
Ajo mohon ta ketë kryer këtë vrasje.
Pas disa muajve të shtyrjes së gjykimit, procesi ishte planifikuar të vazhdonte të hënën, mirëpo prokurori i rastit ka kërkuar që Siti Aisyah të lirohet, pa dhënë ndonjë arsye.
Në një letër dërguar ministrit indonezian të Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm i Malajzisë, ka sqaruar vendimin duke e arsyetuar lirimin e Aisyah me çështjet e ngritura nga Xhakarta, si dhe me marrëdhëniet e mira në mes të të dyja shteteve.
Gjyqtari i rastit ka pranuar kërkesën për lirimin e gruas së akuzuar, e cila në rast të ndëshkimit do të mund të përballej me dënim me vdekje./ora