Aktualitet

U arratis nga paraburgimi në fillim të janarit/ Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:37 - 01/02/21 |
mapo.al

Është arrestuar këtë mbrëmje nga Policia e Tiranës 30-vjeçari Riljan Lala.





Ky i fundit u arratis nga Komisariati Nr.1 i Policisë së Tiranës pak javë më parë, ndërsa është kapur sot nga efektivët e të njëjtit komisariat.


30-vjeçari kishte mundur t’u shpëtonte nga duart policëve më datë 4 Janar 2021, duke u larguar nga ambientet e paraburgimit.





Riljan Lala po bëhej gati që të transportohej drejt Gjykatës së Tiranës, ku do të dilte për masë sigurie, pasi ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje.



Por, në rrethana ende të paqarta, Riljan Lala mundi të largohej prej këtij momenti.


Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, që u largua nga ambientet e Komisariatit Nr.1, me datë 04.01.2021.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, organizuan punën dhe në lagjen e Ali Demit, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. L., 30 vjeç.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, pasi me datë 02.01.2021, u kap në flagrancë nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, duke qarkulluar me armë në lagjen e Ali Demit dhe më pas me datë 04.01.2021, duke goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë së Komisariatit Nr.1, u largua me shpejtësi nga ambientet e Komisariatit Nr.1 Tiranë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore në ngarkim të shtetasit R. L.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas