fbpx

Aktualitet

U arrestua pasi i kërkoi s*ks studentes, pedagogu pëson parainfarkt





               Publikuar në : 17:37 - 19/09/19 |
mapo.alm

Një ditë pas arrestimit nga policia, pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, ka përfunduar në spital pasi mësohet se ka pasur parainfarkt. Bëhet me dije se ai është shtruar që mbrëmjen e kaluar në një spital në Tiranë.


Kujtojmë se 36-vjeçari, pedagog pranë Fakultetit Ekonomik, u ndalua nga policia pas transmetimit të një kamere të fshehtë në emisionin investigativ Stop, teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim që ta kalonte në lëndën e tij, por edhe të ndikonte tek kolegët e tjerë që vajza të kalonte provimet e mbartura.



Ai akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.


Rektorati i Universitetit të Elbasanit ndërkohë në një reagim njoftoi pezullimin nga detyra të pedagogut Denis Himçi deri në zbardhjen e plotë të çështjes ndërsa shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë.

Lexo edhe: 

Skandali/ Pedagogu i kërkon s*ks studentes: Do vish…?

I kërkoi favore seksuale studentes, arrestohet pedagogu i Elbasanit


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas