Aktualitet

U arrestua për drogë, kush është ‘Robi’, vëllai i autorit të masakrës së Çoles














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:39 - 27/08/21 |
mapo.al

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e Ferdinant Llanajt, i cili u prangos në kuadër të një operacioni anti-kanabis në Selenicë të Vlorës. 43-vjeçari i njohur me pseudonimin ‘Robi’, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, nuk është emër i panjohur për policinë.






Llanaj i ka shpëtuar një atentati në tetor të 2017-ës, ku ai bashkë me të birin dhe shokun e tij, Dritan Begaj i shpëtuan breshërisë së plumbave në rrugën “Transballkanike”, pranë një karburanti në Vlorë. Llanaj në këtë ngjarje mbeti i plagosur.


Ferdinanti është djali i Baftjar Llanajt, i ekzekutuar në 15 qershor të 2011-ës, në afërsi të Selenicës për hakmarrje. Po ashtu, Ferdinanti është vëllai i Aleksander Llanajt, u cili në 2015-ën vrau 3 persona në Masakrën e Çoles, ndërkohë që është dënuar me burg përjetë.







Ditën e sotme, gjatë kontrollit në territorin e banesës dhe përreth territorit të banesës së Ferdinant Llanaj u gjeten rreth 600 bimë kanabis sativa të kultivuara dhe një sasi e vogël në formë boçesh.




LEXO EDHE:



Kultivuan kanabis, tre të arrestuar, sekuestrohet drogë e makina të blinduara

1


Etiketa: , , ,

Pas