Aktualitet

U arrestua për korrupsion – Lirohet nga qelia shefi i Logjistikës së burgut 313









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:00 - 22/02/21 |
mapo.al

Lirohet nga burgu shefi i Logjistikës së burgut 313, Florjan Ahmetaj.



I arrestuar disa muaj më parë për korrupsion, Ahmetaj del nga qelia pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.


E njëjta gjykatë liroi më herët nga burgu edhe ish-drejtorin e burgut Eduard Struga dhe biznesmenin Ervin Kurtulla, po ashtu të akuzuar për korrupsion.




Disa javë më parë, SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë. Tre të pandehurit tashmë do të gjykohen në gjendje të lirë.



Sipas SPAK-ut, ish- drejtori Struga dhe vartësi Ahmetaj i kanë marrë biznesmenit Kurtulla 550 mijë lekë në këmbim të favoreve, për t’i dhënë leje që të fuste në ambientet e burgut një dyqan.


42



Pas