Aktualitet

U arrestua për korrupsion me tenderat, Gjykata Speciale liron drejtorin e burgut 313





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:35 - 06/04/20 |
mapo.al

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lënë të lirë drejtorin e burgut 313 Eduard Strugaj, duke vendosur masën “arrest shtëpie”.


Ndërkohë arrest me burg është vendosur për shefin e Logjistikës, Florjan Ahmetaj dhe përfaqësuesin e subjektit brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, Ervin Kurtulla.


Nëpërmjet avokatit te tij, drejtori i burgut ka mohuar akuzat me pretendimin se nuk ka fakte që rëndojnë pozitën e tij. Për të arrestuarit ka përgjime telefonike dhe ambientale. Fakti që leja për ushtrimin e shërbimit nga subjektet brenda ambienteve të burgut jepet nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka lehtësuar pozitën e drejtorit të 313 Eduard Strugaj.


Zyrtarët e burgut u arrestuan tre ditë më parë me akuzën se kishin favorizuar një subjekt tregtar në këmbim të ryshfetit për të ushtruar aktivitetin tregtar brenda ambienteve të burgut 313.



Etiketa:

Pas