Kronika

U arrestua për vrasjen e Hekuran Billës, çfarë tha në polici Viktor Marku





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:30 - 20/06/20 |
mapo.al

Policia njoftoi pasditen e së premtes se ka vënë në pranga Viktor Markun, të dyshuarin kryesor për ekzekutimin e Hekuran Billës, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.


Marku qëndronte në mënyrë të parregullt në Malin e Zi dhe falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Malazeze, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e tij në shtetin fqinj, për t’iu dorëzuar autoriteteve shqiptare në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit.


Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari i cili është vëllai i Prel Markut, të vrarit nga Billa në Angli ka refuzuar të flasë.


Ai iu ka thënë hetuesve se do të flasë ë një moment të dytë. Një ditë para Viktor Markut u arrestua 22-vjeçari Sebastian Mali.


Gjatë marrjes në pyetje i riu ka thënë se në zonën e Komunës së Parisit ku ndodhi krimi kishte dalë për qejf.

“Kisha marrë një mjet “‘BMW X6” me qira, por nuk e kam ndjekur viktimën, kisha dalë për qejf”, është shprehur ai.

Ndalimi Malit sipas policisë u bë pasi, në datën 11 qershor, rreth orës 21:50, në rrugën “Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit Hekuran Billa.

Mali është nipi i shtetasit Prel Marku, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga viktima Hekuran Billa.

LEXO EDHE: 

Arrestohet në Mal të Zi personi që dyshohet se vrau Hekuran Billën


Etiketa: ,

Pas