Aktualitet

“U arrestua se s’pranoi të bëhet deputet”,lirohet simpatizanti i PD




               Publikuar në : 15:54 - 15/03/19 |
mapo.al

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë, duke liruar nga burgu Pandeli Tolen, i cili akuzohet për pjesëmarrje në tubimin e paligjshëm në protestën e demokratëve në fundjavën e kaluar kundër kryeministrit Rama që ishte në këtë qark.


Avokati ka kërkuar lirimin nga qelia dhe akuzat e ngritura nga prokurori Erind Reovica, ndërsa gjyqtari Piro Sota ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Kryetari degës së PD-së në Fier, Luan Baçi denoncoi dhe akuzoi dje policinë se e arrestoi Tolen për ti bërë presion që të pranojë mandatin e deputetit, pasi është pjesë e listës së PD-së

Piro Sota është i njëjti gjyqtar që liroi nga burgu pak ditë më parë edhe punonjësin e bashkisë së Mallakastrës Pëllumb Isufaj 56-vjeç, që u akuzua për goditjen e efektivit të FNSH-së.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas