Aktualitet

U arrestua sot në Elbasan-Si i shpëtoi atentatit me sniper Ardian Çapja në 2020














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:07 - 29/03/21 |
mapo.al

Ardian Çapja është arrestuar mëngjesin e sotëm në Elbasan. Policia ka shpallur në kërkim edhe Florenc Çapjan. Ata akuzohen se në vitin 2012 në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë Gentian dhe Nezir Beqirin, babë e bir. Në qershor të vitit 2020, Çapja i shpëtoi mrekullisht një atentati me sniper që iu bë në vilën e tij në Kodër Krastë të Elbasanit.






Kjo ngjarje është ende e pazbardhur ndërsa dyshohet se erdhi për shkak të një zinxhiri hakmarrjesh mes Çapjave dhe disa grupeve të tjera në Elbasan, të cilat kanë nisur që prej vitit 2005 kur u ekzekutua në lokal vëllai i Ardjan Çapjas, Sokoli.








Ky është snajperi që dyshohet se u qëllua Ardian Çapja. Model “Sako TRG M10.338 Lapua Magnum”, ky snajper është në gjendje që të qëllojë nga një distancë deri në 800 m.

Lexo edhe :  “Camorra” ekzekuton 35-vjeçarin në mes të Napolit


Gazeta Mapo mëson se personi që qëlloi me snajper ishte fshehur në Kodrën e Krastës, që ndodhet përballë banesave të familjes Çapja.



Për të realizuar atentatin, autori mund të jetë vendosur aty gjatë natës. Autori ka pritur derisa Ardian Çapja të dilte nga banesa. Çdo mëngjes, 55-vjeçari nisej nga banesa dhe shkonte drejt hotel “Univers” që ndodhet vetëm pak metra më larg.

Autori që kreu atentatin, dyshohet se u ndihmua edhe nga 4 persona të tjerë, ndërkohë që pas ngjarjes dogjën makinën në zonën e ‘Fushë Mbretit’. Brenda makinës policia gjeti edhe snajperin, me numra serial të fshirë.

Kodra e Krastës

LEXO EDHE: 

Vrasja e babë e bir- Arrestohet Ardian Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas