GJKKO ka lënë sot në burg ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushen. E njëjta masë sigurie është komunikuar edhe për 6 të arrestuarit e tjerë, ndërsa 4 prej tyre janë lënë në ‘arrest shtëpie’.
Vendimi u mor pas një seance maratonë në GjKKO që nisi sot në orën 10:00, ku më pas u konfirmuan të njëjtat masa sigurie të dhëna në mungesë.
Fatos Tushe u arrestua dy ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës.
Kryebashkiakut Tushe iu vunë pranga në zyrën e tij, ndërsa bashkë më të u arrestuan edhe 8 zyrtarë të Bashkisë Lushnje dhe dy biznesmenë.
Ndërkohë ditën e sotmeu zbuluan detaje nga dosja e hetimeve, ku faktohet bashkëpunimi i Tushes dhe Peqinit në tenderin korruptiv për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishthëm dhe Bitaj.
Mes të arrestuarve janë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë, Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku dhe dy biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati.
Katër të tjerë janë lënë në ‘arrest shtëpie’, Margarita Gjermeni, Ani Simoni; Andri Mushaj dhe Xhemal Hasko. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprën penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Masat e sigurisë:
Arrest me burg
Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Në arrest shtëpie
Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës