Gjykata e Elbasanit ka vendosur detyrim paraqitje për gjashtë personat e arrestuar, nën akuzën e falsifikimit të rezultatit në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.
Prokuroria kërkoi arrest me burg dhe u shpreh se do ta apelojë vendimin e gjykatës.
Shtetasit e arrestuar nga policia, që tashmë gjenden të lirë janë: Ylli Kuka, Durim Alla, Algert Alla, Erald Karriqi, Erjon Dashi dhe Mili Vasku. Po ashtu, dy të tjerë janë shpallur në kërkim: Oltion Bajrami dhe Eduart Zito.
Ata ishin caktuar nga partitë politike në rolin e numëruesve, nëpër qendra të ndryshme votimi.
Partia Socialiste
Ylli Kuka
Oltion Bajrami
Durim Alla
Algert Alla
Partia Demokratike
Erald Karriqi
Erjon Dashi
Lëvizja Socialiste për Integrim
Eduart Zito
Mili Vasku