Aktualitet

U arrestuan për korrupsion – Këta janë 2 punonjësit e Bashkisë Kamzë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:25 - 23/01/21 |
mapo.al

Këta janë dy punonjësit e arrestuar të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë, që u arrestuan për korrupsion.





Bëhet fjalë për Dritan Nikolli, 47 vjeç dhe Ermal Baci, 36 vjeç.


Dy zyrtarët gjatë një periudhe 6-mujore kanë përftuar shuma të ndryshme monetare në këmbim të mosndëshkimit të atyre që kryenin ndërtime pa leje në zonën e Bashkisë Kamzë.




Ndaj tyre rëndojnë tashmë akuza për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që mbajnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.


Njoftimi i Policisë:


Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Supervizori”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Ekzekutohen 2 masa sigurie.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas një pune hetimore 6-mujore, finalizoi operacionin policor të koduar “Supervizori”, për ekzekutimin e 2 masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

-D. N., 47 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë;

– E. B., 36 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamzë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonën e Bashkisë Kamzë, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar dhe u kanë marrë shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

 

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas