Pronari i një hoteli në Divjakë është gjetur i pajetë në një nga dhomat e tij mëngjesin e sotëm.
Policia njofton se 60-vjeçari ka humbur jetën për shkak të asfiksimit, pas rënies së një zjarri aksidental në dhomën e tij.
“Rreth orës 10:30, në Divjakë, është gjetur i pajetë shtetasi Ll. M., 60 vjeç, në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij. Nga veprimet paraprake dyshohet se gjatë natës aksidentalisht është shkaktuar zjarr në dhomën ku qëndronte 60-vjeçari, i cili për pasojë është asfiksuar dhe më pas është djegur”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.