Aktualitet

‘U bashkuan në Valsin e Përjetësisë’ – Reagimet në rrjet për Avni Mulën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:43 - 29/10/20 |
mapo.al

Këtë mbrëmje u nda nga jeta kompozitori Avni Mula. Artisti u shua në moshën 92-vjeçare. Në rrjete sociale, ishte e bija Inva Mula që njoftoi largimin nga kjo botë e të atit.


Inva, shkruan se Avni Mula, gjiganti ynë, fluturoi në Valsin e Përjetësisë, teksa njofton se nesër do të kryhen homazhet përshëndetëse në Universitetin e Arteve.


Gjithashtu, në rrjete sociale ka ardhur dhe një reagim nga Ardit Gjebrea. Ai shkruan se Avniu u bashkua me bashkëshorten në qiell, ndërsa kujton kur muzika e të ndjerit e emociononte në fëmijëri.



Tashmë u bashkuan në qiell!
Dhe unë kthehem në fëmijëri, kur muzika e Tij më dha emocionet e para:
“Kur këndoj për ty moj nënë”
“I ëmbël zëri i gjyshes”
“Për çdo vit në maj”
Sa shumë kujtime Avni Mula – paqe për Ty!
Ngushëllime @invamula-shkruan Gjebrea.


Në rrjet ka reaguar edhe kreu i PD Lulzim Basha dhe kryeministri Rama.


“Arti dhe artdashësit shqiptarë humbën sot Avni Mulën artistin e madh dhe kompozitorin që ndriçoi me artin e tij kohët e errëta e na la pas një krijmtari të vyer. Mendimet e mia sot janë për Invën dhe familjen Mula, miqtë dhe kolegët e artistit të madh Avni Mula. U prehtë në paqe!”-shkruan Basha.

”Lamtumirë Avni Mula, u prehsh në paqe”.-shkruan Rama.

Baritoni dhe kompozitori i njohur Avni Mula, është vlerësuar dhe nderuar për krijimtarinë që ka sjellë jo vetëm në skenën operistike, por dhe në atë të këngës në festivale të ndryshme.

LEXO EDHE: 

Ndahet nga jeta Avni Mula


Etiketa: , , ,

Pas