Hysri Peqani, i njohur si Burdushi ka tentuar të vrasë veten në qelinë e paraburgimit në Prizren të Kosovës. Ai është i njohur prej vitesh në Prizren por në Shqipëri e prezantoi për herë të parë Arian Çani në studion e tij, para 1 viti.
Burdushi kishte një klinikë në Prizren ku pretendonte se shëronte njerëzit nga xhindet (djajtë) duke u marrë shuma të mëdha parash.
Prej dy muajsh Burdushi është arrestuar dhe akuzohet për mashtrim. Sot “mjeku popullor” që shëronte të tjerët ka tentuar ti japë fund jetës në paraburgim. Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve është bërë e mundur të ndalohet ky akt.
“Me datën 25.02.2019, rreth orës 05:00 të mëngjesit, i paraburgosuri H.P. ka tentuar të bëjë vetëvrasje, me ç’rast si mjet ka përdorur çarçafin e shtratit, i cili është në dhomën e tij. Pasi është dëgjuar një zhurmë në dhomë, zyrtarët korrektues kanë reaguar shpejt dhe kanë parandaluar një tentativë të tillë”, thotë policia e Kosovës.
Më poshtë është video e emisionit ku Burdushi ishte i ftuar tek Çani, në Mars të vitit kaluar. Përballë ai kishte një hoxhë që kundërshtoi publikisht Burdushin, duke thënë se këto nuk janë rregulla të fesë islame siç pretendon “mjeku popullor”.