Linja e njohur e të brendshmeve Victoria’s Secret ka bërë për herë të parë pjesë të sajën një modele transgjinore, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm për komunitetin e saj. Bëhet fjalë për Valentina Sampaio, e cila u përcaktua nga psikologët në moshën tetë vjeçare si transgjinore. Të shumtë ishin personat që kritikuan pranimin e saj në Victoria’s Secret. Madje, shefi i marketingut të Victoria’s Secret dha dorëheqjen pikërisht për këtë arsye.
Megjithatë, Sampaio ka deklaruar për “Elle” se pranimin e saj si modele e cilëson mbi të gjitha si fitore për shoqërinë. “Po jetojmë një moment të veçantë, një evolucion dhe e gjithë kjo është shumë pozitive. Markat më në fund po kuptojnë rëndësinë e diversitetit. Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për mua, po për komunitetin tim dhe më tej”-është shprehur ajo.