Aktualitet

U bënin truk me letra turistëve dhe u merrnin para, tre në pranga në Durrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:15 - 21/06/21 |
mapo.al

Lojërat me letra në plazh duke mashtruar turistët u kanë kushtuar shumë 3 të rinjve nga Durrësi.






Skema e tyre e mashtrimit është zbuluar, e për pasojë janë vënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për 3 të rinjtë Bruxhino Murati 28 vjeç, Albi Xhixha 19 vjeç banues në Shijak dhe Klejdi Dusho, 19 vjeç, banues në Skrapar.


Se si funksionin këto lojëra është ende e paqartë, por nga sa mësohet me anë të kësaj skeme mashtrimi, ato u kanë marrë turistëve një sasi të konsiderueshme parash.







Tre të rinjtë u arrestuan në momentin që po mashtronin një turist nga Kosova, teksa gjatë kontrollit fizik iu është gjetur edhe kanabis.



Ndaj tyre, rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lexo edhe :  Durrës/ 40-vjeçarja gjendet e pajetë brenda një makine të parkuar, dyshimet


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas