Moderatorja Ori Nebiaj ka shfaqur së fundmi revoltimin e saj ndaj titujve abuzivë të portaleve. Shumë prej tyre, duke u mbështetur në disa fjali të thëna me shaka nga ajo dhe moderatori Isli Islami në programin “Pop Culture”, deklaruan se këta të fundit janë të përfshirë në një lidhje dashurie.
Kjo gjë duket se ka shkaktuar furi tek moderatorja e “Wake Up”. Në një postim në “Insta Story”, Ori ka shkruar: “Ore a janë në vete ky milet? Sot na martuat për një spot që njofton intervistën e cila jepet nesër. Po nesër ç’do bëni pas intervistës? Apo do divorcohemi nesër?”