Aktualitet

U dehën në lokal, më pas nisi sherri me shishe/ Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Elbasan





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:44 - 30/07/20 |
mapo.al

Florian Lamçe, 40 vjeç, mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në një lokal në Elbasan, pas një sherri me sende të forta, përfshirë edhe shishet, me dy miq të tij.


MAPO zbardh detaje të reja nga krimi i rëndë që ndodhi në një lokal në qendër të Elbasanit, në lagjen “Luigj Gurakuqi”.


Viktima ka qenë në shoqërinë e dy të njohurve të tij Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, ky i fundit është dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.


Mësohet se ata kishin pirë alkool tërë natën me njëri-tjetrin dhe në rrethana ende të paqarta ata kanë nisur të konfliktohen me sende të forta e shishe.


Për pasojë të tre personat, përfshi dhe autorët, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, u lënduan lehtë. Në gjendje të rëndë në spital është transportuar 40-vjeçari Florian Lamçe, por ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Të dyshuarit Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari janë arrestuar nga policia pas ngjarjes dhe ndodhen në komisariatin policisë në Elbasan. Mësohet se ata ende nuk janë marrë në pyetje, pasi sipas burimeve pranë grupit hetimor, janë në gjendje të alkoolizuar.

Të tre këta persona janë emra të njohur për policinë e Elbasanit, pasi janë përfolur për disa ngjarje kriminale.

LEXO EDHE: 

Elbasani tronditet sërish, vritet një 40-vjeçar (FOTO+EMRI)

Vrasja e 40-vjeçarit në Elbasan, një nga autorët dhëndri i Qazim Sejdinit


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas