Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg për korrupsion ish-prokurorin Sali Hasa. Dënimi u konvertua me 4 vite shërbim prove, duke çuar në lirimin e Hasës. Gjithashtu,ai u përjashtua për 5 vite nga funksionet publike.
Ish-prokurori mori ryshfet nga Elsona Papa, motra e shtetasit Emiljano Mirani, një personi që prokurori kishte nën hetim, duke i pushuar më pas çështjen. Motër e vëlla u gjetën fajtor gjithashtu për korrupsion.
Me 1 vit e 4 muaj burg u dënua oficeri i Policisë Gjyqësore Napolon Hodaj, i cili nën ndikimin e shtetasit Julian Zera ka tentuar të ushtrojë ndikim për një çështje penale në ngarkim të Markelian Alinanit.
Ky i fundit u hetua në të njëjtën dosje edhe për përcaktim të rezultateve sportive dhe u dënua me 2 vite burg.
Gjykata dënoi edhe 3 persona të tjerë për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe përcaktim në rezultatet sportive.