Një 37-vjeçar nga Lazarati, i shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet K.S.
K.S. po drejtonte në vitin 2014 një automjet në Këlcyrë dhe pasi pa policë ktheu makinën dhe e braktisi në fshatin Peshtan.
Nga kontrolli i ushtruar policor, në afërsi të mjetit u gjetën 115 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Ai u dënua në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me 6 vite burg.