Humb jetën si pasojë e koronavirusit drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan.
Ai rezultoi pozitiv me koronavirus disa ditë më parë ndërkohë u dërgua në Turqi për kurim. Fatkeqësisht, Dede Malaj, 58 vjeç nuk arriti që të fitojë betejën me pandeminë.
Në shkollë janë marrë disa tampone nga persona që kanë pasur kontakt me drejtorin.
Situata e COVID-19 në vendin tonë vijon të përkeqësohet. Sot u shënua edhe shifra rekord e të infektuarve ditorë me 203 raste të reja në 24 orë. Kjo është shifra më e lartë e të prekurve që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.
Pesë persona ndërruan jetë, duke e çuar në 434 numrin e viktimave prej koronavirusit. Ndërsa në total, 9762 pacientë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 15955.