ShowBizz

“U detyrohem gjithçka burrave”/ Një rrëfim i sinqertë i Bellucit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:27 - 21/12/19 |
mapo.al

Ikona e bukurisë mesdhetare Monica Belluci është shprehur se u detyrohet gjithçka burrave të jetës së saj. Në një rrëfim të mëhershëm për revistën prestigjioze “GQ”, aktorja italiane ka thënë se ka qenë gjithnjë me meshkuj përkrah vetes.


“Që nga mosha 14 vjeç dhe deri më sot, kam qenë gjithmonë e lidhur. Janë historitë e gjata ato që të bëjnë të kuptosh më mirë se kush je. U detyrohem gjithçka burrave. Duhet t’u shtroj një tapet të kuq. Më kanë dashur shumë!”-është shprehur Belluci.



54-vjeçarja sharmante nuk ka harruar të theksojë megjithatë se babai i dy vajzave të saj, aktori francez Vincent Cassel, mbetet burri më i rëndësishëm për të.


Monica ka prekur edhe subjektin e seksit dhe sesi raporti i saj me të ka ndryshuar. “Seksi është shumë i rëndësishëm, por vetëm i ndërthurur me dashurinë”-është shprehur ajo.

Belluci po frekuentohet që nga maji i vitit 2017, katër vjet pas ndarjes nga bashkëshorti, me artistin 36-vjeçar Nicolas Lefebve.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas