Këngëtarja Anxhela Peristeri është tepër aktive nëpër rrjete sociale dhe kësisoj është gjithnjë në kontakt me ndjekësit. Midis tyre, duket se ka nga ata që mendojnë se Anxhela është bërë mendjemadhe që kur u dobësua. Kjo e fundit nuk ngurron të kthejë përgjigje.
“Anxhela, ke qenë më e mira, gjithmonë më ke pëlqyer. Kurse tani po devijon pak nga rruga. Jo pse ke dalë me mbathje, por që kur fillove të dobësohesh, sikur ka filluar të të rritet mendja. Ke qenë më e thjeshtë. Ky është mendimi im”- komenton ndjekësja krahas videoklipit të publikuar të këngëtares në “Instagram”.
“Zemër jam 33 vjeç dhe vetëm 3 vite kam qenë e shëndoshë në jetën time. Ndoshta s’më ke ndjekur mirë. Ku e ke parë që më është rritur mendja? Apo thjesht e mendon?”– shkruan Anxhela.