Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duket se ka zgjedhur sot të largohet nga Tirana.
Pak minuta pas firmosjes së dekretit të shkarkimit nga presidenti Ilir Meta dhe emërimit të pasardhësit Bledi Çuçi, Lleshaj ka postuar në “Facebook” një foto ku duket i veshur sportiv, me një palë syze dielli, ndërkohë që në sfond shtrihet një peisazh piktoresk.
Ai nuk ka preferuar të tregojë vendndodhjen, ndoshta edhe për faktin se tashmë është zyrtarisht një qytetar i lirë.
Postimi i ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj: