Kronika

U dyshua për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, Kreshnik Tusha lihet në arrest shtëpie





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:10 - 08/07/20 |
mapo.al

Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për Kreshnik Tushën, ndaj të cilit u dyshua në fillim se ishte atentatori i vrasjes së biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika më 30 maj në Laç.


Kujtojmë se Tusha mbeti i plagosur pranë banesës së tij natën e ngjarjes kur persona të maskuar si policë qëlluan ndaj Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës duke i lënë të vdekur.


Pas sigurimit të pamjeve filmike nga autoritetet, u provua se autori i vrasjes së biznesmenëve nuk është Kreshnik Tusha, por Eduart Lamaj.


Ky i fundit u zbulua se mjekohej në një spital privat në kryeqytet, pasi i ishte infektuar plaga nga shkëmbimi i zjarrit që pati me viktimat më 30 maj.


Organi i akuzës, shprehet se Kreshnik Tusha do të qëndrojë në “arrest shtëpie” pasi dëshmitë e tij janë kontradiktore, çka do të thotë se sipas prokurorisë, Tusha mund të ketë dijeni dhe lidhje me ngjarjen.

Tusha u plagos në oborrin e shtëpisë natën e ngjarjes. Në fillim ai deklaroi se ishte vetëplagosur, ndërsa më pas rezultoi se ishte qëlluar nga vrasësit e dy biznesmenëve. Banesa e Tushës ndodhet jo shumë larg hotelit ku ndodhi atentati.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas