Wednesday, July 6, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

U ekzekutua në makinë, ky është 30-vjeçari Can Kariçi, shok i Ervis Martinajt

by mapo.al
24/12/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Dëshmia e një vajze pritet të hedhë dritë mbi shumë pikëpyetje të oficerëve të krimit që po hetojnë ekzekutimin e 30-vjeçarit Can Kariçi mbrëmjen e 23 dhjetorit në Kamëz, foton e të cilit e publikon sot MAPO.

Mësohet se viktima, përpara se të gjendej i pajetë, mësohet se kishte qenë në shoqërinë e një vajze duke pirë kafe pranë lokal ‘G’.

I riu u gjet pa shenja jete nga forcat e policisë të lajmëruar nga kalimtarët brenda një makine me targa gjermane, në zonën e Kodër-Kamzës, në Tiranë.

Viktima, i cili është qëlluar me 4 plumba, ishte shok i ngushtë me Erigers Mihasin dhe Armand Dumanin, të cilët u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi brenda një makine Audi të bardhë në zonën e Astirit pak javë më parë.

Can Kariçi, mik i Erigers Mihasit që u vra në Astir

Më 13 nëntor të këtij viti, në zonën e Astirit u ekzekutua me armë zjarri Erigers Mihasi, i cili ishte miku i Can Kariçit që u vra mbrëmë në Kodër Kamzë.

Edhe pse Kariçi duhej të ishte në burg, minimalisht për “armëmbajtje pa leje”, kur u arrestua në shkurt të këtij viti, në rrethana ende të paqarta ai lëvizte i lirë.

Madje lëvizte sërish i armatosur, pasi burimet thanë mbrëmë se në makinën ku ai u ekzekutua, u gjet edhe një pistoletë, që dyshohet të jetë e viktimës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në kohën kur Kariçi u arrestua në Laç, Policia po kryente kontrolle edhe në lidhje me vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier.

Kjo ngjarje vuri në lëvizje Policinë dhe Prokurorinë për të identifikuar dhe arrestuar autorët e atentatit, duke i shtrirë verifikimet e kontrollet në disa qytete të vendit.

Në fund të muajit shkurt, forcat speciale RENEA zhvilluan kontrolle të befasishme në qytetin e Laçit, ku kërkimet u fokusuan në ambientet e një kompleksi.

Sipas burimeve, në këtë kompleks janë gjetur sende të paligjshme, ndërsa Policia ka shoqëruar 7 persona dhe ka arrestuar një tjetër. Mes të shoqëruarve ishte edhe pronari E.M. dhe miku i tij, pikërisht njëri nga viktimat e atentatit të nëntorit, Erigers Mihasi, i njohur për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale.

Ndërkohë, gjatë atyre kontrolleve në laç u arrestua Can Karriçi, të cilit iu gjet edhe një armë zjarri tip pistoletë. Erigers Mihasi ka qenë një ndër personat e dyshuar për grabitje e prindërve të Elton Çiçës, ndërkohë që dyshohej si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë.

Gjithashtu, ai dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje tjetër kriminale në vitin 2017 në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, punonjës në Bashkinë e Kurbinit.

Tags: Can KariçiKamëzVrasje ne Kamez

JU SUGJEROJME

Silva Bino tregon variantin e koronavirusit që po qarkullon në vend
Aktualitet

Silva Bino tregon variantin e koronavirusit që po qarkullon në vend

06/07/2022
Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Merrni dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës
Aktualitet

Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Merrni dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës

06/07/2022
Një ditë para protestës, Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet për masat e reja
Aktualitet

Një ditë para protestës, Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet për masat e reja

06/07/2022
Detaje/ Zjarri në Spitalin e Fierit, pacientët dalin jashtë të tmerruar
Kronika

Detaje/ Zjarri në Spitalin e Fierit, pacientët dalin jashtë të tmerruar

06/07/2022
Next Post
Mashtrimi përmes ‘Call Centerave’, arrestohet administratori izraelit

Mashtrimi përmes 'Call Centerave', arrestohet administratori izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Silva Bino tregon variantin e koronavirusit që po qarkullon në vend
  • Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Merrni dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës
  • Një ditë para protestës, Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet për masat e reja
  • Detaje/ Zjarri në Spitalin e Fierit, pacientët dalin jashtë të tmerruar
  • Për pak sa nuk u mbyt në plazhin e Vlorës, 50 vjeçarja në gjendje të rëndë në spital



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In